13 ditë pas tërmetit, çfarë po ndodh në Durrës - Gazeta Express
string(45) "13-dite-pas-termetit-cfare-po-ndodh-ne-durres"

Gazeta Express

08/12/2019 23:21

13 ditë pas tërmetit, çfarë po ndodh në Durrës

Gazeta Express

08/12/2019 23:21

Kur kanë kaluar 13 ditë nga tërmeti me pasojë humbjen e 51 jetëve, kryesisht në Durrës e Thumanë, të gjithë pak e pak po e largojmë panikun që përjetuam. Por sytë ende i kemi nga Durrësi, a do vijojë normalitetin qyteti bregdetar?

Edhe aty, dëshira për t’iu rikthyer ritmit normal të jetës, po e mposht dalëngadalë frikën nga tërmeti dhe banorët  e Durrësit po i kthehen ritualeve të zakonshme. Një shëtitje a kafe në bregdet këtë fundjavë për të argëtuar fëmijët e harruar pasigurinë për jetën e pronën.

Lexo Edhe:

Plot diell ndonëse e shoqëruar herë pas here me reshje të lehta shiu, e diela i ka kthyer njerëzit buzë detit. Nesër nis një javë e re pune dhe rikthimi në bankat e shkollës, plot shpresë e besim se Durrësi do të rimëkëmbet së shpejti.