Sot varroset 27-vjeçari që u vra në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë - Gazeta Express
string(9) "1222999-2"

Lajme

Gazeta Express

19/04/2021 7:11

Sot varroset 27-vjeçari që u vra në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë

Lajme

Gazeta Express

19/04/2021 7:11

Sot do të varroset 27-vjeçari, Valmir Fazliu i cili u vra në Tregun e Gjelbër të Mitrovicës.

Të afërmit e djalit të vetëm të familjes, Valmirit të ndjerë, kanë bërë të ditur se varrimi i tij do të bëhet sot (e hënë) me drekë – ora 13:00 në varrezat e fshatit Dolak në Vushtrri, raporton Veriu.info.

Lexo Edhe:

Kjo ngjarje e rëndë kishte shokuar Mitrovicën, pasi që përveç vrasjes së Valmirit, të plagosur kishin mbetur edhe tre persona.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, caktimin e paraburgimit për të ndaluarin Sh.A., pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.

Në seancën dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit, të mbajtur para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej një (1) muaji.