1203 raste aktive me Covid-19 në Kosovë, 508 raste të reja vetëm këtë javë - Gazeta Express
string(73) "1203-raste-aktive-me-covid-19-ne-kosove-508-raste-te-reja-vetem-kete-jave"

1203 raste aktive me Covid-19 në Kosovë, 508 raste të reja vetëm këtë javë

Gazeta Express

28/06/2020 23:29

IKSHPK bëri të ditur se janë konfirmuar edhe 87 raste të reja me Covid-19 në Kosovë ditën e diel. Kështu vetëm këtë javë u evidentuan 508 raste të reja me koronavirus në vend. Kjo ishte java e dytë më e keqe me Covid-19 në Kosovë prej fillimit të pandemisë, dhe vetëm java e kalaur ishte më e keqe.

Tani janë 2677 raste të konfirmuara me Covid-19 në përgjithësi. 1425 janë shëruar, ndërsa 49 persona kanë ndërruar jetë.

Lexo Edhe:

Numri i rasteve aktive është 1203, duke u bërë kështu njëri ndër vendet me më së shumti raste aktive në rajon.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nëse vazhdon trendi i rritjes së rasteve atëherë Kosova mund të kthehet në izolim total.

Në Klinikën Infektive janë mbi 100 persona të shtrirë që po marrin trajtim për Covid-19. 4 persona janë në gjendje të rëndë. /Express/