12-vjeçarja dhe 13-vjeçarja fitojnë medalje në Tokio - Gazeta Express
string(52) "12-vjecarja-dhe-13-vjecarja-fitojne-medalje-ne-tokio"

Sporte tjera

Gazeta Express

04/08/2021 10:09

12-vjeçarja dhe 13-vjeçarja fitojnë medalje në Tokio

Sporte tjera

Gazeta Express

04/08/2021 10:09

Një 12-vjeçare nga Japonia dhe një 13-vjeçare nga Britania e Madhe kanë fituar medaljet në Lojërat Olimpike të Tokios të mërkurën.

12-vjeçarja Kokona Hiraki e fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa 13-vjeçarja Sky Brown e fitoi medaljen e bronztë në garën me skateboard, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sakura Yosozumi e fitoi medaljen e artë në finalen drithëruese, pasi u vlerësua me 60.09 pikë.

Me fitimin e medaljes së argjendtë, Hiraki u bë medalistja më e re në moshë që prej francezit Noel Vandernotte në vitin 1936.

Hiraki e mbaroi garën në vendin e dytë me rezultat 58.05. Ajo është garuesja më e re e Olimpiades verore e Japonisë, duke e thyer rekordin e notares Yukari Takemoto.

Britanikja Brown, e cila ka nënën japoneze dhe baba britanik, përfundoi në vendin e tretë me rezultat 47.53. /Gazeta Express/