Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm ka ndodhur ditën e djeshme në Llabjan të Novobërdës.
Siç njofton Policia e Kosovës, një fëmijë 12 vjeçar ka marrë veturën e oborrit dhe ka filluar ta ngasë nëpër oborr. Sipas raportit të policisë, motra e tij ka tentuar ta ndalojë dhe në atë moment është goditur nga vetura dhe ka pësuar lëndime trupore.
E njëjta është dërguar në QKUK për trajtim.
“Fsh. Llabjan, Novobërd 17.08.2025 – 13:10. Është raportuar se një fëmijë rreth 12 vjeç ka marrë veturën e babait dhe ka filluar ta ngasë atë në oborrin e shtëpisë. Motra e tij ka tentuar ta ndalojë, por ajo është goditur me veturë dhe ka pësuar lëndime trupore, e njëjta është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, njofton Policia e Kosovës.