12 pacientë me COVID po trajtohen në Spitalin e Pejës, njëri nga ta në gjendje të rëndë - Gazeta Express
string(86) "12-paciente-me-covid-po-trajtohen-ne-spitalin-e-pejes-njeri-nga-ta-ne-gjendje-te-rende"

Gazeta Express

29/09/2020 9:28

12 pacientë me COVID po trajtohen në Spitalin e Pejës, njëri nga ta në gjendje të rëndë

Gazeta Express

29/09/2020 9:28

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë që nga dje sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka filluar ofrimi i të gjitha shërbimeve shëndetësore që ishin ndërprerë si pasojë e Pandemisë, bën të ditur ky spital në faqen zyrtare në Facebook.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 226 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3.261 analiza.

Lexo Edhe:

203 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 16 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Tri lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Një lindje kanë qenë normale dhe dy me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnja, të gjithë të gjinisë mashkullore.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 7 operacione

Një pacient me COVID-19 është shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 12 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 8 pacientë janë në oksigjeno-terapi, një prej të cilëve është në gjendje më të rëndë.