string(85) "12-maqedonas-asnje-shqiptar-bdi-reagon-per-punesimet-ne-hidrocentralin-mavrove-vertok"

Maqedoni

Gazeta Express

28/05/2025 12:09

12 maqedonas, asnjë shqiptar, BDI reagon për punësimet në hidrocentralin Mavrovë–Vërtok

Maqedoni

Gazeta Express

28/05/2025 12:09

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj punësimeve të fundit në hidrocentralin Mavrovë – Vërtok, ku janë angazhuar 12 persona të rinj, e sipas tyre, asnjëri prej tyre nuk është shqiptar, ndonëse hidrocentrali ndodhet në zonën e Gostivarit, ku shqiptarët përbëjnë shumicën.

“Ky vendim paraqet një shembull të qartë të përjashtimit etnik në institucionet publike dhe shkon në kundërshtim me frymën e përfaqësimit të drejtë, për të cilën është ndërtuar modeli institucional i shtetit. Një qasje e tillë, përveçse dëmton ndjeshëm besimin qytetar, e rrezikon kohezionin ndëretnik dhe komprometon parimet themelore të funksionimit demokratik dhe shumëetnik të shtetit”, thonë nga BDI, duke i bërë thirrje Avokatit të Popullit të hetojë këtë çështje.