12 ditë për meditim në shkretëtirë, artisti i njohur nuk e kishte idenë çfarë e ka kapluar botën - Gazeta Express
string(95) "12-dite-per-meditim-ne-shkretetire-artisti-i-njohur-nuk-e-kishte-idene-cfare-e-ka-kapluar-boten"

Gazeta Express

18/03/2020 12:29

12 ditë për meditim në shkretëtirë, artisti i njohur nuk e kishte idenë çfarë e ka kapluar botën

Gazeta Express

18/03/2020 12:29

Jared Letos i kanë humbur të gjithë ndodhitë dhe informatat për epideminë që ka kapluar botën, duke qenë në një strehim për meditim.

Derisa e gjithë bota po mëson për distancimin social dhe gjëra të tilla, aktori është shkyçur totalisht.

Lexo Edhe:

E pas 12 ditëve në shkretëtirë, ai është kthyer dhe të martën ka bërë një postim ku shfaqet i habitur, përcjell Gazeta Express

Wow. 12 ditë më parë kam filluar një meditim të heshtur në shkretëtirë. Ne ishim totalisht të izoluar. Pa telefon, pa komunikim e gjëra të tilla. Ne nuk ia kishim idenë se çfarë ka ndodhur jashtë objektit ku po qëndronim“, ka shkruar Leto në Twitter.

Kam ecur dje në një botë shumë të ndryshme. Një botë që ka ndryshuar përgjithmonë. Shokuese – është më e pakta që mund të them. Po marr vazhdimisht mesazhe nga miqtë dhe familjarët nëpër botë dhe po informohem me atë se çfarë po ndodh“, shton këngëtari i grupit Thirty Seconds to Mars.

Jared Leto është vokalist si dhe aktor i shumë filmave të njohur dhe fitues i çmimit Oscar. Ai njihet për jetën e tij paqësore dhe me aktivitete që qetësojnë shpirtin e tij, pas çdo projekti që bën./Gazeta Express