12 civilë u vranë nga sulmet ruse, thonë autoritet lokale ukrainase - Gazeta Express
string(66) "12-civile-u-vrane-nga-sulmet-ruse-thone-autoritet-lokale-ukrainase"

Lajme

Gazeta Express

21/02/2025 13:12

12 civilë u vranë nga sulmet ruse, thonë autoritet lokale ukrainase

Lajme

Gazeta Express

21/02/2025 13:12

12 civilë u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën gjatë ditës së kaluar në sulmet ruse, sipas zyrtarëve ukrainas.

Dhjetëra shtëpi u dëmtuan dhe infrastruktura u godit në rajonet Donetsk, Kherson, Nikopol dhe Zaporizhzhia, thonë zyrtarët lokalë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Rreth 183 persona u evakuuan nga Donetsk, tha kreu rajonal Vadym Filashkin në një postim në Telegram.

Sulmet ruse goditën gjithashtu objektet e infrastrukturës dhe linjat e energjisë elektrike në rajonet e Kievit dhe Potlavës, por asnjë civil nuk u lëndua, thonë autoritetet.

Forcat Ajrore të Ukrainës thonë se kanë rrëzuar 87 nga 160 dronë rusë të lëshuar gjatë natës.

Ushtria ruse ende nuk ka komentuar mbi sulmet.

Advertisement
Advertisement
Advertisement