"117 përqind më shumë import nga Serbia", Murati nuk ia konteston shifrat Hotit, i thotë se më 2017 importohej më shumë - Gazeta Express
string(115) "117-perqind-me-shume-import-nga-serbia-murati-nuk-ia-konteston-shifrat-hotit-i-thote-se-me-2017-importohej-me-shume"

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 18:35

“117 përqind më shumë import nga Serbia”, Murati nuk ia konteston shifrat Hotit, i thotë se më 2017 importohej më shumë

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 18:35

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka publikuar disa tabela, në të cilat ka paraqitur nivelin e importit nga Serbia në periudhën janar-maj 2024 dhe rritjen e importit në rreth 50 milionë euro në periudhën e njëjtë në vitin 2025.

Për këtë iu ka përgjigjur ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke thënë se më shumë ka pasur imporat nga Serbia në vitin 2017 kur Avdullah Hoti ishte ministër i Financave.

Kështu, Murati nuk i kontestoi shifrat që i publikoi Hoti, veçse bëri krahasim.

“Avdullah Hoti paska pyetur se çfarë po ndodh me importet nga Serbia, dhe qenka ankuar se sivjet importi qenka më i lartë sesa muajt e njëjtë gjatë vitit të kaluar (kur dihet se vitin e kaluar ishte në efekt masa e sigurisë pas sulmit në Banjskë)”.

“Ju lutem i tregoni dikush që importi i mallrave nga Serbia sivjet, megjithatë mbetet afërsisht sa gjysma e vlerës që importohej në vitin 2017, kur Avdullah Hoti ishte Ministër i Financave”, ka thënë Murati. /Gazeta Express