113 vjet Forca të Armatosura, Begaj: Nderojmë sakrificën dhe shërbimin e vyer që me besnikëri i shërbyen atdheut - Gazeta Express
string(110) "113-vjet-forca-te-armatosura-begaj-nderojme-sakrificen-dhe-sherbimin-e-vyer-qe-me-besnikeri-i-sherbyen-atdheut"

Lajme

Gazeta Express

04/12/2025 10:57

113 vjet Forca të Armatosura, Begaj: Nderojmë sakrificën dhe shërbimin e vyer që me besnikëri i shërbyen atdheut

Lajme

Gazeta Express

04/12/2025 10:57

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në 113-vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura shqiptare tha se nderojnë kontributin, sakrificat dhe shërbimin e vyer të të gjithë efektivëve të FARSH, për të cilët tha se shërbyen “me atdhedashuri, besnikëri dhe disiplinë i kanë shërbyer atdheut në këto 113 vite”.

“Forcat e Armatosura, me angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre, kanë arritur me sukses të jenë në lartësinë e detyrës për sigurimin e pavarësisë dhe mbrojtjes së vendit. Pjesëmarrja në misione dhe operacione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së na bën krenarë dhe kontribuues me vlera në sigurinë kolektive. Mirënjohje për çdo efektiv, vajza dhe djem, gra dhe burra të Forcave të Armatosura për shërbimin që i bëjnë atdheut! Gëzuar 113-vjetorin FARSH!”, ka shkruar Begaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement