11-vjeçari mposht Albert Einstein, arrin 162 pikë në testin e inteligjencës - Gazeta Express

11-vjeçari mposht Albert Einstein, arrin 162 pikë në testin e inteligjencës

Fun

Gazeta Express

27/02/2020 1:08

Një vogëlush nga Anglia ka marrë pikët më të larta në testin e inteligjencës, duke mundur kështu edhe Albert Einstein.

11-vjeçari i quajtur Aryan Kheterpal, ka arritur të marrë 162 pikë në testin e IQ, ndërsa Ajnshtajni besohet të ketë pasur një IQ prej 160 pikësh.

11-vjeçari ka marrë certifikata të arta dhe të argjendta në Olimpiadën e Matematikës kur ishte 5 dhe 6 vjeç shkruan “Daily Mail”.

Ai ka treguar se ishte mjaft i mirë në zgjidhje problemash dhe në lojën me puzzle, ndërsa kjo ishte hera e parë që ai testonte inteligjencën.

“Kur mora përgjigjien nga testi isha shumë i lumtur dhe prindërit e mi po ashtu. Prindërit më bënë dhuratë një udhëtim në Barcelona, pasi më pëlqejnë shumë plazhi dhe dielli. Ishte gjithashtu një kënaqësi të eksploroja arkitekturën e Gaudit. Unë gjithmonë kam qënë shumë i tërhequr nga matematika kështu që u gëzova shumë kur mora certifikatën e artë në olimpiadë”, është shprehur Aryani.

Pikët mesatare të njerëzve në testin e inteligjencës variojnë nga 85 deri në 115 pikë, ndërsa vetëm 2% e popullsisë arrin të marrë më shumë se 130 pikë.