11 trupa ushtarake amerikane ishin lënduar nga sulmi i Iranit me raketa javën e kaluar - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

17/01/2020 12:39

11 trupa ushtarake amerikane ishin lënduar nga sulmi i Iranit me raketa javën e kaluar

Lajme

Gazeta Express

17/01/2020 12:39

Disa pjesëtarë të shërbimit ushtarak amerikan janë lënduar javën e kaluar pas sulmit me raketa nga Irani në bazën amerikane Al-Asad në Irak, edhe pse Pentagoni në fillim kishte thënë që nuk kishte asnjë viktimë.

“Përderisa asnjë pjesëtar i ushtrisë amerikane nuk është vrarë nga sulmet iraniane më 8 janar në bazën Al-Asad, disa janë trajtuar për simptoma të traumës nga shpërthimi dhe janë ende duke u trajtuar”, kanë deklaruar të enjten koalicioni i udhëhequr nga ShBA-të që luftojnë ISIS-in në Irak.

“Me një kujdes të shtuar, pjesëtarët e ushtrisë janë transportuar nga baza ajrore Al-Asad në Irak në Qendren Mjekësore Landstuhl në Gjermani për trajtim. Kur të jenë të gatshëm për detyrë, anëtarët e shërbimit pritet të kthehen në Irak”, shtuan ata.

Një zyrtar ushtarak i tha agjencisë së lajmeve CNN se 11 pjesëtarë të shërbimit ushtarak janë lënduar në sulm, i cili kishte ndodhur si hakmarrje ndaj vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani nga ShBA-të javën e kaluar.

Pas sulmit, Pentagoni tha se nuk kishte asnjë viktimë nga 16 raketat e shkrepura nga Irani. Ushtria amerikane e përcakton një viktimë si një lëndim ose fatalitet që përfshin personelin, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.