11 të infektuar në Tiranë, priten shifrat nga vatra e rrezikshme në QSUT - Gazeta Express
string(71) "11-te-infektuar-ne-tirane-priten-shifrat-nga-vatra-e-rrezikshme-ne-qsut"

11 të infektuar në Tiranë, priten shifrat nga vatra e rrezikshme në QSUT

Gazeta Express

29/05/2020 11:11

Shqipëria duket se është përfshirë nga një valë e dytë e koronavirusit me raste të shtuara gjatë ditëve të fundit, fill pas lehtësimit të masave.

Vetëm gjatë ditës së sotme janë konstatuar 11 raste të reja me koronavirus vetëm në Tiranë.

Lexo Edhe:

Rastet e reja janë në qytet, ndërsa nuk dihet ende numri i të prekurve nga virusi në QSUT, të dhëna që do t’i publikojë Instituti i Shëndetit Publik gjatë mesditës së sotme.

QSUT është kthyer në një vatër të rrezikshme infeksioni në Tiranë, ku dyshohet se mjekët dhe infermierët e konfirmuar pozitivë gjatë ditëve të fundit të jenë infektuar prej pacientëve.

Dy raste të reja me koronavirus në Qendrën Shëndetësore nr.9 në Tiranë.

Të infektuarit janë dy mjekë, të cilët gjithashtu dyshohet se janë infektuar ngapacientët.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme janë konstatuar katër raste të reja me koronavirus edhe në Lushnje duke e rifutur këtë qytet në hartën Covid, ndërsa sëfundmi mësohet se kanë dalë pozitivë me koronavirus edhe 6 rastë në Mat.