Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit.
“PD Koalicioni për Shqipërinë Madhështore”, do të mbajë nr.1 në fletën e votimit, ndërsa PS do të jetë e pesta.
I dyti në radhitje, do të jetë Partia Mundësia e Agron Shehajt, ndërkohë që vendi i tretë me short i ra Partisë “Lëvizja Atdheu”.
Sipas shortit që u hodh, numrin e katërt e mban partia e Lulizm Bashës, “Koalicioni Euroatlantik”, ndërsa në fund është renditur PSD e Tom Doshit.
Renditja: