11 aksidente komunikacioni, 10 persona të lënduar - Gazeta Express
string(48) "11-aksidente-komunikacioni-10-persona-te-lenduar"

11 aksidente komunikacioni, 10 persona të lënduar

Gazeta Express

03/12/2019 10:06

Dhjetë persona kanë kaluar me lëndime të lehta, nga 5 prej gjithsej 11 aksidente komunikacioni të cilët ndodhën dje në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme-Shkup. Në gjashtë aksidente komunikacioni është shkaktuar dëme material.

Policia e Shkupit, informon se mbrëmë policia e komunikacionit ka sanksionuar një shofer i cili automjetin e tij ka drejtuar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, gjegjësisht nga trafiku rrugor janë përjashtuar edhe tre shoferë tjerë, të cilët pa pasur patent shofer kanë drejtuar automjetet. Njëkohësisht janë sanksionuar edhe katër shofer tjerë për shkak të veturave të paregjistruara.

Lexo Edhe:

Ndryshe, gjoba policia e trafikut u ka shqiptuar edhe tre shoferëve të cilët nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve.

Me ndihmën e veturës speciale “karrotreci”, janë larguar 66 automjete.