Pamjet nga droni tregojnë më së miri se sa i fuqishëm ishte shpërthimi në Bejrut - Gazeta Express

Pamjet nga droni tregojnë më së miri se sa i fuqishëm ishte shpërthimi në Bejrut

Lajme

Gazeta Express

06/08/2020 8:20

Pas shpërthimit fatal që ndodhi dje në Liban, pjesë të kryeqytetit – Bejrut, janë bërë rrafsh me tokë.

Në rrjetet sociale kanë filluar të shfaqen një sërë videosh të momentit të shpërthimit dhe të pasojave që janë shkaktuar.

Rrugët janë të mbushura me rrënoja, të lënduar ka në të gjitha anët, kurse zona të caktuara të qytetit janë shkatërruar plotësisht.

Se sa i fuqishëm dhe shkatërrimtar ishte shpërthimi e dëshmojnë më së miri pamjet e filmuara nga ajri me dron.

Ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar të pastrojnë zonën ku ndodhi shpërthimi, dhe besohet se ka shumë qytetarë të ngujuar në rrënoja. Deri më tani raportohet për mbi 150 të vdekur dhe 4 mijë tjerë të lënduar.

Besohet se numri i viktimave do të jetë më i lartë në ditët në vazhdim, kur edhe pastrohet më mirë zona dhe të gjejnë viktima tjera.

Beirut explosion destruction captured in drone footage