103-vjeçarja feston me birrë shërimin nga COVID-19 - Gazeta Express

Fun

Gazeta Express

01/06/2020 9:20

103-vjeçarja feston me birrë shërimin nga COVID-19

Fun

Gazeta Express

01/06/2020 9:20

Një 103-vjeçare nga Massachusetts e SHBA-së është shëruar nga COVID-19 dhe e ka festuar këtë me pijen e saj të preferuar, një birrë të ftohët, ka njoftuar familja e saj për CNN-in.

Kur Jennie Stejna kishte rezultuar pozitive me koronavirus në fund të prillit, familja e saj nisi të përgatitej për më të keqen, ka treguar mbesa e saj Shelley Gunn. Në një moment, familjes i ishte thënë se Stejna nuk është duke ngrënë dhe nuk po pinë dhe ka gjasa të mos e kalojë natën. E kishin telefonuar atë për t’u përshëndetur, tregon Gunn.

Kur bashkëshorti i Gunnit, e pyeti Stejnan nëse është e gatshme ta kalojë këtë sfidë, ajo është përgjigjur “po gjithsesi”.

“Ajo gjithmonë ka qenë një grua luftarake”, ka treguar Gunn.

Në vend se të merrnin telefonatën e hidhur nga shtëpia e kujdesit ku ishte Stejna, më 8 maj morën lajmin se ajo ka testuar negative dhe është shëruar nga koronavirusi.

“Infermieret erdhën në dhomën e saj dhe ajo tha, ‘Nuk jam më sëmurë, largohuni nga dhoma’”, rrëfen Gunn.

Shtëpia e kujdesit e nderoi Stejnan me pijen e saj të preferuar – një birrë të ftohët.

“Mendoj se i ka dhënë të gjithëve buzëqeshje dhe shpresë, ndërsa janë ditë të errëta për të gjithë”, ka thënë Gunn.