103 gola në 100 ndeshjet e para, Haaland lë shumë prapa Messin dhe Ronaldon me këtë statistikë - Gazeta Express
string(93) "103-gola-ne-100-ndeshjet-e-para-haaland-le-shume-prapa-messin-dhe-ronaldon-me-kete-statistike"

103 gola në 100 ndeshjet e para, Haaland lë shumë prapa Messin dhe Ronaldon me këtë statistikë

Sport

Gazeta Express

03/10/2022 22:42

Erling Haaland padyshim se është një prej sulmuesve më të mirë në botë momentalisht, teksa ai po tregon që ka potencial për të qenë një nga më tē mirët në histori.

Sulmuesi norvegjez po kalon formë të jashtëzakonshme me Manchester Cityn këtë sezon. Ai po thyen shumë rekorde dhe po regjistron statistika të ndryshme, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Haaland numëron 103 gola në 100 paraqitjet e tij në ligat kryesore në Evropë. Ai më herët ka luajtur për Borussia Dortmundin, teksa në verën e këtij viti u transferua te “Qytetarët”.

Dhe, asnjë futbollist nuk ka arritur që të shënojë më shumë gola se 21-vjeçari në 100 ndeshjet e para në ligat kryesore evropiane.

Romario shënoi 90 gola në 100 ndeshjet e tij të para për skuadrat nga ligat më të mira evropiane, Ronaldo 86, Rud van Nistelrooy 77, Luis Suarez 59, Kylian Mbappe 48, Harry Kane 45, Raoul 44, Robert Lewandowski 43, Lionel Messi – 41, Thierry Henry – 25, Alan Shearer – 20, Cristiano Ronaldo – 16.

Kujtojmë se Erling Haaland deri më tani ka shënuar 14 gola në 8 paraqitjet e tij të para me Manchester Cityn në Premierligë. /Gazeta Express/