Gjithçka u bë zi për pak sekonda, një shofer sjell video tmerruese të momentit nga shpërthimi në Bejrut - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

05/08/2020 9:41

Gjithçka u bë zi për pak sekonda, një shofer sjell video tmerruese të momentit nga shpërthimi në Bejrut

Lajme

Gazeta Express

05/08/2020 9:41

Një shpërthim i fuqishëm ka shkundur Bejrutin e Libanit dje pasdite duke shkaktuar rreth 100 vdekje dhe mbi 4 mijë të plagosur.

Kjo fatkeqësi e libanezëve dyshohet që erdhi nga shpërthimi i disa rezervave me kimikate të rrezikshme në një port të Bejrutit.

Pamjet që vijnë nga atje janë të tmerrshme dhe të dhimbshme, po ashtu të rënda për njerëzit e ndjeshëm.

Një qytetar ka xhiruar momentin e shpërthimit derisa ai ishte duke vozitur në rrugë. Në pamjet e jashtëzakonshme, shihet se si tymi i madh që pasoi nga shpërthimi mbulon edhe diellin që po shkëlqente në atë ditë të bukur që u kthye në tragjedi.