102 raste të reja me koronavirus në Prishtinë - Gazeta Express
string(45) "102-raste-te-reja-me-koronavirus-ne-prishtine"

102 raste të reja me koronavirus në Prishtinë

Gazeta Express

07/07/2020 0:03

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar për 102 raste të reja me Covid-19 në kryeqytet. Në Prishtinë nga marsi e deri më sot janë konfirmuar 1002 raste me koronavirus.

Aktualisht janë 756 raste aktive.

Lexo Edhe:

“Komuna e Prishtinës 102 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së ku bëhet thirrje për respektimin e rekomandimeve për mbrojtje nga pandemia.

Kjo rritje e numrit të rasteve në Prishtinë është shumë e lartë.

Në Lombardi që është rajoni më i prekur nga Covid-19 në Itali 24 orët e fundit janë shënuar 111 raste të reja derisa janë kryer rreth 6 mijë testime, 5855.

Në tërë Italinë më 6 korrik u shënuan 208 raste të reja, derisa u kryen mbi 22 mijë testime.

Që nga shfaqja e rastit të parë në Kosovë janë konfirmuar 3.703 raste nga 25.674 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 79 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.