Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po kryhen përgatitjet e fundit për nisjen e punës dhe për këtë arsye është në kërkim të stafit që pritet të punësohet në 100 pozicione të ndryshme të aviacionit në këtë aeroport.
Kryeministri Edi Rama, sot në një postim në rrjetet sociale thekson se Vlora International Airport ka çelur dyert për profesionistët e aviacionit.
“Nisin punësimet për t’i dhënë jetë aeroportit më të ri në Europë. Vizitoni faqen e VIA dhe aplikoni për t’u bërë pjesë e historisë së aviacionit shqiptar [email protected]”, shkruan Rama.