100 transferimet më të shtrenjta në histori të futbollit - Gazeta Express
string(56) "100-transferimet-me-te-shtrenjta-ne-histori-te-futbollit"

100 transferimet më të shtrenjta në histori të futbollit

Gazeta Express

29/06/2020 23:50

Neymari e kompletoi transferimin e tij nga Barcelona në Paris Saint-Germain për një shumë tronditëse prej 222 milionë eurove, gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2017. Transferimet e shtrenjta nuk ndaluan aty dhe Kylian Mbappe iu bashkua Neymarit në Paris vetëm pak më vonë, për 145 milionë euro, plus 35 milionë euro bonuse.

Si rezultat i transferimit të tij në kryeqytetin francez, braziliani është lojtar më i shtrenjtë i të gjitha kohëve, duke e thyer kështu rekordin që ishte vendosur më parë nga Paul Pogba i Manchester Unitedit, i cili u transferua në Old Trafford nga Juventusi në vitin 2016 për 106 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

126 milionë eurot që Atletico Madridi i shpenzoi për ta blerë Joao Felixin nga Befinca në korrik të këtij viti e bëjnë portugezin të tretin në listën prej futbollistëve më të shtrenjtë në histori.

Arthur Melo, që sapo ka kompletuar transferimin në Juventus për 72 milionë euro, renditet i 30 më i shtrenjti në histori të futbollit, derisa Pjanic qe u trasnferua ne Barcelona renditet i 45.

Në mesin e këtyre futbollistë është edhe një me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, për transferimin e tij në Arsenal. Xhaka radhitet në pozitën e 75-të në këtë listë.