100 lopët e Xhon Musollit që dëgjojnë muzikë - Gazeta Express
string(44) "100-lopet-e-xhon-musollit-qe-degjojne-muzike"

100 lopët e Xhon Musollit që dëgjojnë muzikë

Gazeta Express

23/05/2020 9:14

Prodhimi i qumështit dhe punimi i tokave është një prej pasioneve më të mëdha të Xhon Musollit nga Istogu. Pasion të cilin tash e 15 vjet ai e ka kthyer në profesion, raporton emisioni #gjesi në T7.

Albulena Demaku

Lexo Edhe:

Si i vogël Xhoni ka filluar të merret me kultivimin e tokave së bashku me babanë e tij, e që më vonë kanë vazhduar edhe me prodhim të qumështit.

Ai në fermën e tij ka 100 lopë dhe kujdesi për to është i përditshëm. E, një milion litra qumësht që nxirren nga 90 fermerët e Istogut, 35 mijë prej tyre nxirren nga lopët që janë nën kujdesin e tij.

Pavarësisht punës që ai e bën, Xhoni ka edhe punëtor që ndihmojnë të kujdesen për to.

Kullosën gjatë verës e kanë nëpër fusha, mirëpo gjatë qëndrimit të tyre brenda, shoqërues i vazhdueshëm i lopëve të Xhonit është muzika. Që sipas tij, ndihmon shumë në prodhim sa më të madh të qumështit.

E për ushqimin fermeri nga Istogu kujdeset që ta kenë të gjithin organik dhe të shëndetshëm, në mënyrë që edhe qumështi të jetë i një kualiteti të lartë.

Pos lopëve që ka, Xhoni posedon edhe mbi 70 hektarë tokë që i punon vetë dhe që i ka nën përkujdesjen e ekspertëve të bujqësisë.

Xhoni planifikon që në të ardhmen ta zgjerojë fermën e tij, pasi kënaqësinë më të madhe e gjen pikërisht duke u kujdesur për lopët dhe tokat e bukura të Istogut.