100 klinika private duan të kryejnë teste për COVID-19, a do t’i lejojë Ministria e Shëndetësisë - Gazeta Express
string(94) "100-klinika-private-duan-te-kryejne-teste-per-covid-19-a-do-ti-lejoje-ministria-e-shendetesise"

100 klinika private duan të kryejnë teste për COVID-19, a do t’i lejojë Ministria e Shëndetësisë

Gazeta Express

06/08/2020 12:40

Numri i rasteve të ditëve të fundit të konfirmuara me COVID-19 po shihet si rrezik për qytetarët e vendit tonë, derisa shëndetësia nëse vazhdohet i njëjti ritëm ka paralajmëruar se mund të futet në kolaps.

Ndërsa, për numrin e testimeve që po kryhen vazhdon të ketë kritika, veçmas nga opozita, të cilët vazhdimisht kanë thënë se janë në numër të vogël.

Lexo Edhe:

Derisa, Ministria e Shëndetësisë, javën e kaluar kishte nisur shqyrtimin e aplikacioneve të institucioneve private që kanë aplikuar për testim dhe të rriten kapacitetet testuese edhe në testime serologjike krahas atyre me PCR që kryhen në IKSHPK.

Zyra e Informimit e MSH-së ka thënë se tashmë mbi 100 klinika private kanë aplikuar për të kryer këto testime.

“Deri tash numri i klinikave që kanë aplikuar për të bërë testin serologjik me PCR është 103. Komisioni ka filluar prej të hënës të shqyrtojë aplikacionet. Sapo t’i kenë përfunduar të gjitha shqyrtimet do të karakterizojnë ato që i plotësojnë kushtet”.

Ndërsa sa i përket çmimit se sa do të kushtojë të kryhet një test i tillë në klinika private, MSH-ja thotë se kjo s’është e definuar, pasi sektori privat i nënshtrohet konkurrencës dhe tregut të lirë.

Por, gjatë këtij pesëmujori, pati edhe klinika që në mënyrë ilegale kanë kryer teste për COVID-19, të cilat edhe u gjobitën.

“Tri institucione private shëndetësore janë dënuar për shkak të kryerjes ilegale të testeve për SARS Cov-2 (COVID)”, thuhet nga zyra e MSH-së për Indeksonline.

Sipas këtij institucioni, teste molekulare (PCR) pritet të kryhen ka fundi i gushtit edhe në 7 Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike në 7 qytetet e mëdha të Kosovës, Qendra këto që janë nën autoritetin e IKSHPK-së.