“100 ditë para zgjedhjeve” Zbardhet propozimi i opozitës për qeverinë kujdestare - Gazeta Express
string(78) "100-dite-para-zgjedhjeve-zbardhet-propozimi-i-opozites-per-qeverine-kujdestare"

Gazeta Express

31/05/2020 20:54

“100 ditë para zgjedhjeve” Zbardhet propozimi i opozitës për qeverinë kujdestare

Gazeta Express

31/05/2020 20:54

Opozita ka shtruar në tryezën e këshillit politik për reformën zgjedhore, propozimin e saj për një qeveri kujdestare, e cila duhet të betohet para Presidentit të Republikës 100 ditë para datës së zgjedhjeve.

“100 ditë përpara ditës së zgjedhjeve parlamentare, Kuvendi i Shqipërisë, miraton përbërjen e Qeverisë Kujdestare të Zgjedhjeve, e cila pas betimit përpara Presidentit të Republikës, fillon ushtrimin e detyrës për të garantuar standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me funksion të posaçëm ndalimin e përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore. Ky rregull zbatohet deri në hyrjen në fuqi të marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian.”-thuhet në doKument.

Lexo Edhe:

Sipas propozimit të opozitës, qeveria kujdestare ka tre detyra bazë:

Qeveria Kujdestare e Zgjedhjeve ka për detyrë:

të sigurojë asnjanësi dhe paanshmëri të institucioneve të administratës publike në procesin zgjedhor;

të sigurojë barazinë e trajtimit midis kandidatëve dhe partive të ndryshme në lidhje me burimet administrative;

të sigurojë barazi ndërmjet të gjithë subjekteve zgjedhore, duke mbrojtur nga keqpërdorimi i mundshëm i burimeve administrative për qëllime politike./EXPRESS