10 vjet pa të drejt loje duke luajtur në Kosovë, zbardhet rasti i Yll Hoxhës në “Favorit” - Gazeta Express
string(86) "10-vjet-pa-te-drejt-loje-duke-luajtur-ne-kosove-zbardhet-rasti-i-yll-hoxhes-ne-favorit"

Sport

Gazeta Express

02/03/2025 23:22

10 vjet pa të drejt loje duke luajtur në Kosovë, zbardhet rasti i Yll Hoxhës në “Favorit”

Sport

Gazeta Express

02/03/2025 23:22

Ka afër 10 vite që është rikthyer në futbollin e Kosovës, Yll Hoxha po del se nuk ka të drejt loje.

I rritur po në futbollin e Kosovës, Yll Hoxha kaloi së pari në Finlandë, e më pas në Shqipëri.

Po nga Shqipëria, më konkretisht nga Vllaznia, Hoxha u rikthye në Kosovë, për t’u transferuar te Feronikeli. Më herët kishte luajtur edhe për Kukësin gjatë kohës 2012 – 2015.

Por, çuditërisht dhe në mënyrë skandaloze, Yll Hoxha ende figuron si lojtar i Kukësit.

Këtë e konfirmoi drejtori i Suharekës, Lulzim Kolgeci, i cili e shpjegoi pse nuk u fut në lojën e fundit lojtari Yll Hoxha.

Ai tha se kur kanë hulumtuar kanë parë se ai ende figuron si lojtar i Kukësit.

Që atëherë, Yll Hoxha ka luajtur për Feronikelin, Gjilanin dhe për Suharekën, edhe në Ligën e Parë edhe në Superligë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement