10 vjet FemArt - Gazeta Express
string(14) "10-vjet-femart"

Arte

Gazeta Express

23/05/2022 18:04

10 vjet FemArt

Arte

Gazeta Express

23/05/2022 18:04

Prej 14 deri me 23 qershor festivali “FemArt” do të organizoj evente në nder të 10 vjetorit të themelimit të këtij formati.

FemArt vjen si prodhim i Qendrës për Kulturë dhe Art “Artpolis” dhe ka për qellim nxitjen e fuqisë se grave në gjithë vendin përmes formave të ndryshme të artit e kulturës.

Lexo Edhe:

FemArt 10 vjen nën moton “NGA REVOLUCIONI NË EVOLUCION”, për të festuar një dekadë të njohjes e nderimit të guximit të grave artiste, aktiviste dhe fuqisë së tyre kreative, dhe angazhimit të tyre për barazi e drejtësi.

Artiste, aktiviste e feministe vendore dhe ndërkombëtare pikëtakohen sërish në Festivalin e parë feminist në Kosovë e më të madhin në rajon, FemArt.

Për 10 ditë do të festohet, krijohen vizione, të përformohet dhe bëhet thirrje për barazi, drejtësi, fuqizim e njohje të kontributit të grave, artisteve e aktivisteve deri në ngritjen e radhës.

Artistja feministe nga Siria, Dima Nachawi, ka krijuar ilustrimin e FemArt 10, duke vënë në theks se, “gratë janë pjesë e pandashme e natyrës, të afta të rilindin edhe nga toka e tharë dhe të zhvillohen drejt diellit, si simbol i lirisë dhe evolucionit. Fuqia e saj rrezaton jetë, ngrohtësi dhe forcë në zemrat e komuniteteve tona”.

/Gazeta Express