string(98) "10-vjecarja-qe-dyshohet-se-u-ther-nga-babai-i-saj-ne-prizren-eshte-transferuar-ne-kliniken-e-orlse"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 12:45

10-vjeçarja që dyshohet se u ther nga babai i saj në Prizren është transferuar në Klinikën e ORL’së

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 12:45

Emergjenca në QKUK e ka pranuar sot rreth orës 08:10 vajzën 10 vjeçare që dyshohet se e theri me thikë babai i saj sot në Prizren.

Ajo është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e ORL’së dhe gjendja e saj është stabile.

“Sot, rreth orës 8:10, në Shërbimin Klinik Emergjent të QKUK-së është paraqitur një rast (2015 vj, femër), që ka kërkuar ndihmë mjekësore urgjente. Pas pranimit, pacientja i është nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme dhe ka marrë trajtimin emergjent nga ekipi profesional shëndetësor. Pas stabilizimit fillestar dhe vlerësimit të gjendjes, pacientja është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e ORL-së (Otolaringologjisë). Sipas ekipit mjekësor të kësaj klinike, gjendja e pacientes për momentin është stabile dhe nën monitorim të vazhdueshëm”, ka thënë Mirlinda Qyqalla nga QKUK.