10-vjeçarja hyri në mësim online, njerku ia vret nënën para syve - Gazeta Express
string(66) "10-vjecarja-hyri-ne-mesim-online-i-dashuri-ia-vret-nenen-para-syve"

10-vjeçarja hyri në mësim online, njerku ia vret nënën para syve

Gazeta Express

13/08/2020 7:40

Një nxënëse 10-vjeçare në Florida hyri në platformën online Zoom në ditën e parë të mësimit virtual, kur nëna e saj u vra nga ish-i dashuri brenda shtëpisë.

Sherifi i policisë tha se 27-vjeçari Donald J.Williams qëlloi dhe vrau ish-të dashurën Maribel Rosado-Morales, 32 vjeçe, para syve të 6 fëmijëve të saj në orën 8 të mëngjesit të së martës.

Lexo Edhe:

Një nga vajzat e Rosado-Morales, një studente e Warfield Elementary, ishte në lidhje live me shokët e saj të klasës për një mësim virtual atë mëngjes kur dëgjoheshin të bërtiturat brenda në shtëpi.

Kjo ngjarje bëri që mësuesja të ndalonte zërin e nxënëses pasi e kuptoi se po ndodhte diçka që nxënësit e tjerë nuk duhet ta dëgjonin apo ta shihnin. Pas pak minutash, mësuesja pa 10-vjeçaren me duart mbi kokë teksa shpërtheu nën lot.

Ishte momenti kur Williams qëlloi ndaj saj, por pamja nuk ishte e hapur për mësuesen apo nxënësit e tjerë. Është ende e paqartë arsyeja që shkaktoi këtë ngjarje të rëndë në familje.