10-vjeçari nga Polonia bie nga kati i tretë i hotelit në Durrës, në gjendje të rëndë për jetën - Gazeta Express
string(93) "10-vjecari-nga-polonia-bie-nga-kati-i-trete-i-hotelit-ne-durres-ne-gjendje-te-rende-per-jeten"

10-vjeçari nga Polonia bie nga kati i tretë i hotelit në Durrës, në gjendje të rëndë për jetën

Lajme

Gazeta Express

07/08/2022 23:47

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës pranë “Shkëmbit të Kavajës. Një fëmijë 10-vjeç nga Polonia ka rënë nga kati i tretë i një hoteli.

I mitur është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. 10-vjeçari dyshohet se ka rënë aksidentalisht ndërsa ndodhej në ballkonin e hotelit.

Lexo Edhe:

Njoftimi i policisë:

Rreth  orës 22:50, te Shkëmbi i Kavajës, Durrës, dyshohet se aksidentalisht  ka rënë nga ballkoni i katit të tretë  të një hoteli, një  10 vjeçar, polak, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Abcnews.al/