10 trofe për katër vite, Beciragic në ndjekje të rekordit që e mban trajneri kosovar - Gazeta Express
string(83) "10-trofe-per-kater-vite-beciragic-ne-ndjekje-te-rekordit-qe-e-mban-trajneri-kosovar"

Sport

Gazeta Express

12/09/2024 18:56

10 trofe për katër vite, Beciragic në ndjekje të rekordit që e mban trajneri kosovar

Sport

Gazeta Express

12/09/2024 18:56

Trajneri i reprezentacionit të Bosnjës dhe Heregovinës, Adis Beciragic mbrëmë u kurorëzua me trofeun e tij të 10-të në basketbollin kosovar, pas triumfit në Superkupë me Trepçën.

Trajneri boshnjak debutoi në Kosovë në vitin 2020 me Pejën, ku pak ditë më vonë arriti të triumfoj në eventin e Kupës së Kosovës, të mbajtur në Rahovec, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Fati i tij i keq ishte se ajo sezon përfundoi shkak i COVIDIT, pasi me skuadrën që pati Peja mund të kurorëzohej me një tjetër trofe.

Sezona 2019/20 në basketbollin kosovar përfundoi aty dhe Beciragici u largua nga Peja.

Por, ai u rikthye sërish në sezonin e ri në basketboll megjithatë tani me një destinacion të ri.

Ai morri timonin e Golden Eagle Yllit nga Suhareka, me të cilën skuadër shkroi histori.

Boshnjaku ia siguroi titullin e parë në histori Yllit në sezonin e tij të parë, ndërsa pas një viti e mbrojti titullin e fituar.

Përvec dy kampionateve të fituara me suharekasit, ai triumfoi në Superkupën Mbarëkombëtare dhe gjithashtu ishte fitues i Ligës Unike.

Trajneri i Bosnjës, nuk pati një sezon të suksesshëm në vitin 2022/23 dhe u largua nga Ylli për të marr timonin e Trepçës, skuadër e cila humbi dy finale radhazi dhe ishte në kërkim të titullit kampion që nga viti 2012.

Padyshim që me ardhjen e Adisit në Mitrovicë erdhën edhe trofetë.

Në sezonin e kaluar që ishte i pari për të tek ‘xehetarët’, fitoi të gjithë trofetë e mundshëm në basketbollin kosovar, madje riktheu edhe titullin e shumëkërkuar nga mitrovicasit.

Tani në edicionin e ri 2024/25, mbrëmë fitoi edhe Superkupën e Kosovës në basketboll ku mposhti Sigal Prishtinën me rezultat 89-73.

Kjo ishte Superkupa e dytë me radhë për Trepçën, nën drejtimin e boshnjakut.

Kështu arriti në kuotën e 10 trofeve në basketboll, para tij është vetëm Arben Krasniqi që tani më e udhëheq Borën.

Krasniqi ka të fituar plot 15 trofe.

Ndërkohë për trajnerin boshnjak sfida e radhës me skuadrën nga Mitrovica është të bëhen skuadra e parë në Kosovë që prekin Champions League.

Trepça pas triumfit në Superkupë do të luaj në kualifikimet për Champions League, ku ndeshjen e parë e zhvillon ndaj qipriotëve të Kervanos mesjavën e ardhshme./Gazeta Express