10 të arrestuar në Mitrovicë, nuk respektuan kufizimin e lëvizjes në kohën e pandemisë - Gazeta Express
string(85) "10-te-arrestuar-ne-mitrovice-nuk-respektuan-kufizimin-e-levizjes-ne-kohen-e-pandemise"

10 të arrestuar në Mitrovicë, nuk respektuan kufizimin e lëvizjes në kohën e pandemisë

Gazeta Express

26/03/2020 11:51

10 persona nga Mitrovica janë arrestuar për mosrespektim të kufizimit të lëvizjes. 7 janë arrestuar në 24 orët e fundit, ndërkaq 3 të tjerë mbrëmjen e së martës, raporton Express

Në rrugën “Shemsi Ahmeti”, mbrëmjen e së mërkurës janë arrestuar katër persona të dyshuar të cilët ishin ndalur nga njësiti policor derisa kishin qenë duke qarkulluar me automjetin e tyre dhe duke mos respektuar vendimin për kufizimin e lëvizjes së automjeteve personale.

Lexo Edhe:

“Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka theksuar policia.

Dy të tjerë janë arrestuar në rrugën “Driton Veliu”, në Mitrovicë, po ashtu mbrëmjen e së mërkurës.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët ishin ndalur nga njësiti policor derisa kishin qenë duke qarkulluar me automjet pa kurrfarë arsyeje dhe duke mos e zbatuar vendimin për kufizimin e lëvizjes së automjeteve dhe personave”, ka njoftuar policia.

Po ashtu, bëhet e ditur se të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërsa tre persona tjerë janë arrestuar mbrëmjen e së martës në rrugën “Vlade Cetkovic” në Mitrovicë.

Tre të dyshuarit, dy burra kosovarë dhe një grua shtetase e Serbisë, nuk kanë respektuar ndalesën e lëvizjes, ka njoftuar policia.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori. /GazetaExpress/