Bayern Muncheni e ka nisur me një fitore të madhe kampanjën e Kupës së Botës për Klube.
Skuadra gjermane e ka fituar ndeshjen e parë ndaj Auckland City me shifrat prej 10-0, shkruan “Gazeta Express”.
Serinë e golave e hapi Kinglsey Coman në minutën e 6-të, derisa i njëjti asistoi në minutën e 18-të për Sacha boey.
Dy minuta më vonë, Michael Olise shënoi golin e tretë të ndeshjes. Përsëri, vetëm pas dy minutash, Olise asistoi për Comanin.
Në minutën e 45-të, Thomas Muller shënoi, pas asistimit të Olises, i cili tre minuta më vonë shënoi për ta mbyllur pjesën e parë, 6-0 për Bayernin.
Në pjesën e dytë, Jamal Musiala shkëlque, duke shënuar tregolësh në minutat 68’, 73’ dhe 84’.
Festivalin e golave të Bayernit e përmbylli Thomas Muller në minutën e 89-të.
Në grup me Bayernin e Aucklandin janë edhe Benfica e Boca Juniors./GazetaExpress/