10 mënyra të çuditshme si do të ndryshonte jeta nëse Toka nuk do të ishte e rrumbullakët - Gazeta Express

Fun

Gazeta Express

10/11/2021 18:11

10 mënyra të çuditshme si do të ndryshonte jeta nëse Toka nuk do të ishte e rrumbullakët

Fun

Gazeta Express

10/11/2021 18:11

Për mijëra vjet, ne njerëzit e dimë se planeti ynë është një sferë e bukur që rrotullohet rreth diellit, ndërsa në të njëjtën kohë, rrotullohet rreth vetes. Kjo na bën të shijojmë ditën dhe natën, si dhe nxehtësinë në verë dhe të ftohtin në dimër.

Falë faktit që Toka është e rrumbullakët, ndodhin edhe fenomene të tjera, pa të cilat, jeta siç e dimë nuk do të ishte e mundur. Por, çka nëse planeti do të ishte një disk i sheshtë?

Lexo Edhe:

Ne donim të dinim përgjigjen e kësaj pyetjeje dhe po e ndajmë me ju gjithçka që kemi hulumtuar. Do të shihni se jeta do të ishte shumë ndryshe nga ajo që jemi mësuar.

Graviteti do të ishte ndryshe nga ai që e kemi

Sipas ligjit të propozuar nga Isak Njutoni, graviteti jo vetëm që na tërheq poshtë, por edhe drejt qendrës së Tokës. Për këtë arsye, këmbët tona janë në tokë dhe ne nuk notojmë në ajër.

Nëse Toka do të ishte e sheshtë, forca e gravitetit do të na tërhiqte drejt qendrës së sheshtë dhe, për shembull, një aktivitet aq i thjeshtë sa ecja do të bëhej rraskapitës. Sa më tej të lëviznim nga qendra, aq më shumë tërheqja gravitacionale do të na shtynte horizontalisht; në një mënyrë që do të dukej sikur po ecnim vazhdimisht në një kodër të pjerrët.

Pemët do të rriteshin në mënyrë diagonale

Për të njëjtën arsye që në një Tokë të sheshtë do të ecnim të pjerrët, pemët dhe bimët do të rriteshin diagonalisht, me rrënjët drejt qendrës gravitacionale, ndërsa majat do të rriteshin në drejtim të kundërt.

Stinët do të ishin të njëjta në të gjithë planetin

Për shkak se Toka është një sferë pothuajse e përsosur që rrotullohet rreth diellit dhe gjithashtu rrotullohet rreth vetes në një bosht pak të anuar, stinë të ndryshme përjetohen në të njëjtën kohë në pjesë të ndryshme të globit. Teksa një hemisferë planeti përjeton dimër, në tjetrin është verë. Pjerrësia e boshtit të Tokës bën që rrezet e diellit të arrijnë në sipërfaqen e planetit tonë në kënde të ndryshme, në varësi të gjerësisë gjeografike dhe kohës së vitit. Me fjalë të tjera, sa më afër të jemi me polet, aq më të prirë do të jenë rrezet e diellit dhe, për rrjedhojë edhe më pak të nxehta.

Nëse planeti ynë do të ishte i sheshtë, rrezet e diellit do të binin në të njëjtin kënd mbi të gjithë sipërfaqen dhe rezultati do të ishte që të gjithë do të kishin të njëjtin sezon.

Nuk do të kishte satelitë, pra nuk do të kishte GPS

Sipas teorisë së Tokës së sheshtë, dielli dhe hëna rrotullohen mbi botën, duke rrezatuar dritë dhe nxehtësi poshtë, si një llambë tavoline. Nëse do të ishte kështu, satelitët artificialë nuk do të mund të punonin pasi ato rrotullohen rreth planetit. Pa satelitë, për shembull, ne nuk do të ishim në gjendje të përdornim GPS (dhe shpesh do të humbnim).

Të gjithë do të shihnim të njëjtat yjësi

Në një tokë sferike, nëse shikojmë lart në qiellin e natës, shohim yjësi të ndryshme në varësi të cilës hemisferë jemi. Nëse lëvizim drejt veriut, Plejadat fillojnë të bëhen gjithnjë e më të dukshme; nëse, nga ana tjetër, lëvizim drejt jugut, mund të vëzhgojmë Kryqin e Jugut. Në një tokë të sheshtë, të njëjtat yje do të ishin të dukshme nga kudo në sipërfaqe.

Hijet do të kishin të njëjtën gjatësi kudo në botë

Siç u shpjegua më lart, rrezet e diellit arrijnë planetin dhe e prekin atë në kënde të ndryshme, në varësi të pjerrësisë së Tokës. Për këtë arsye, kur rrezet bien mbi një objekt ose një person, krijohen hije që kanë një gjatësi të ndryshme në varësi të vendit ku ndodhen në botë. Në një planet të sheshtë, rrezet e diellit do ta ‘lanin’ gjithë sipërfaqen në të njëjtin kënd, kështu që hijet do të ishin saktësisht të njëjta si në Kinë ashtu edhe në Meksikë.

Do të shihnim gjithmonë të njëjtën gjë nga vende dhe lartësi të ndryshme

Kur jemi në breg të detit dhe shohim një anije në distancë, mund të vërejmë se sa më shumë që largohet, aq më e vogël bëhet, derisa përfundimisht të zhduket nga sytë tanë. E njëjta gjë ndodh kur qëndrojmë në tokë dhe shikojmë drejt përpara: shikimi ynë arrin kulmin në horizont ose në ndonjë objekt përballë nesh. Megjithatë, nëse ngjitemi në një pemë, fusha jonë e shikimit zgjerohet dhe ne mund të shohim shumë më larg. Kjo ndodh sepse Toka është e rrumbullakët.

Në një planet të sheshtë, ne do të shihnim saktësisht të njëjtën gjë nga çdo lartësi. Anija do të bëhej më e vogël ndërsa largohej, por do të ishte gjithmonë brenda fushës sonë të shikimit.

Shiu do të binte anash

Meqenëse në një Tokë të sheshtë graviteti do të ushtronte forcën e tij drejt qendrës së rrafshit të Tokës, shiu do të binte anash, në drejtim të qendrës. Sa më larg të ishim nga ajo pikë, aq më shumë anash do të na duhej të anonim çadrat. Vetëm në qendër të planetit do të binte shi siç e njohim ne, vertikalisht.

Uji nga oqeanet dhe lumenjtë do të grumbullohej në qendër të Tokës

Për të njëjtën arsye gravitacionale, në një planet të sheshtë, të gjithë lumenjtë dhe detet do të rrjedhnin drejt qendrës, ku do të grumbullohej i gjithë uji. Skajet, ose vendet më të largëta do të ishin praktikisht të thata.

Do të duhej një “përjetësi” për të udhëtuar nga një pjesë e botës në tjetrën

Harta e një Toke të sheshtë në formë disku vendos Arktikun në qendër, ndërsa Antarktida formon një mur akulli rreth tij, drejt skajeve të planetit. Nëse kjo do të ishte vërtet gjeografia e planetit tonë, fluturimet me aeroplan midis disa vendeve do të zgjasnin shumë ose nuk do të kishin zgjidhje tjetër veçse të kalonin distanca të mëdha.

Për shembull, nëse do të donim të shkonim nga Australia në Gadishullin Antarktik, mënyra më e shkurtër do të ishte të fluturonim mbi Arktik dhe të dy Amerikat. Nga ana tjetër, kalimi i Antarktidës nga njëra anë në tjetrën, siç është bërë tashmë shumë herë, do të ishte një udhëtim i pamundur.