10 libra të zhanrit krim, triler dhe mister që nuk do ju zhgënjejnë nëse i lexoni - Gazeta Express

Arte

Gazeta Express

28/04/2021 1:53

10 libra të zhanrit krim, triler dhe mister që nuk do ju zhgënjejnë nëse i lexoni

Arte

Gazeta Express

28/04/2021 1:53

Nuk ka asnjë zhanër më të vështirë se librat e zhanrit triler, krim apo mister i vrasjeve për t’i shkruar. Sapo të investoni në libra të këtillë, ai do t’ju mbajë të mbërthyer deri në faqen e fundit – dhe nëse është shumë i mirë, do të ju lodh së lexuari

Librat me temë “komplotet” mund të bëjnë që ju t’i thoni vetës “edhe një kapitull më shumë” gjatë një nate të vonë dhe mund të ju tërheqin aq shumë sa të humbisni në kohë, me punët, kuzhinën dhe punën pasi që mendjen e keni vetëm të libri.

Ky zhanër i librave janë xhevahire të rrallë, që megjithatë, është vështirë që të gjeni me një temë që ju lë për orë të tëra duke lexuar. Ka edhe gjëra zhgënjyese, megjithatë, sepse kur prisni një lexim të këndshëm shpesh hasni në libra jo të mirë. Më poshtë në do të sjellim disa nga librat më të mirë të zhanrit mister, krim dhe triler që mund t’i gjeni edhe në libraritë tona por edhe në ato të huaja.

The Husband’s Secret, Liane Moriarty

Nëse e keni dashur librin “Big Little Lies” më shumë se të gjithë ne, atëherë do ta adhuroni edhe këtë libër që është shkruar nga e njëjta autore.

Ai bazohet në një familje perfekte, që duket si e tillë, por që ka një sekret të errët. Për këtë ky libër do ju mbajë ulur derisa ta lexoni faqen e fundit.

The Crossing, Matt Brolly

Të gjitha misteret më të mëdha të vrasjeve janë vendosur në një qytet të vogël që ka plot sekrete, të cilat inspektorja detektive, Loise Blackwell, do t’i hetojë në qytetin e saj të lindjes.

Një libër e mbushur me plot mashtrime, vrasje dhe sekrete ku nuk i besoni asnjë karakteri, e bënë këtë roman drithërues dhe me kthesa që do t’ju mahnitin dhe do bëjnë që zemra të ju rrah shpejt, transmeton Gazeta Express.

A Deadly Influence, Mike Omer

Nëse dëshironi që trileri të tregohet nga syri i një polici, ky roman do të jetë i preferuar që ju ta lexoni.

Detektivi i NYPD vjen me një histori të komplikuar pasi ai merr një telefonatë nga një mike e vjetër për ta ndihmuar atë që ta gjejë djalin e saj të kidnapuar.

Edhe pse lejtnant Abby Mullen nuk është se nuk ka njohuri për raste të tilla, ky rast do ta detyrojë atë që të shikojë në të kaluarën e saj për ta hapur këtë çështje.

The Thursday Murder Club, Richard Osman

Një libër i shitur me numër rekord, i botuar nga Sunday Times dhe me më shumë se 46 000 kritika, ky libër paraqet një përrallë klasike britanike që është sa qesharake, po aq edhe misterioze.

Ngjarja zhvillohet në një fshat pensioni, me katër banorë që takohen çdo javë për të diskutuar krimet e pazgjidhura. Kur një vrasje ndodh afër fshatit, anëtarët e klubit e gjejnë vetveten në një rast të vërtetë vrasjeje. A do të mundet ky ekip ta zgjedh misterin e kësaj vrasje para se të kalojë koha? Në libër e vërtetoni.

The Other Passenger, Louise Candlish

Louise Candlish ka fituar më parë çmimin për librin më të mirë të vitit të zhanrit triler, kështu që kjo autore di që të ju drithërojë me përralla të mira.

Ky libër triler tregon një përrallë të një njeriu i cili akuzohet se është përfshirë në zhdukjen e dy shokëve të tij, përderisa ai insiston se nuk di asgjë për vendndodhjen e tyre, policia nuk është e sigurt për këtë.

Ky libër është i mbushur me kthesa duke ju lënë në një rreth vicioz deri në përfundimin e tij.

Playing Nice, JP Delaney

Skena paraqet dy çifte prindërish në një situatë makthi që nuk do të dëshironin të ishin – dy djemtë e tyre tani dy vjeçar ndërrohen aksidentalisht në spital dhe ata rrisin djemtë e tyre gabimisht.

Një hetim në spital tregon se jo gjithçka është ashtu si duket dhe dërgon në pyetje shqetësuese se pse saktësisht u ndërruan djemtë në spital, transmeton GazetaExpress.  

Ky është një triler i errët, problematik dhe psikologjik që do t’ju mbajë ulur deri në fund të tij.

Where the Crawdads Sing, Delia Owens

Një nga librat kryesor të vitit të kaluar, me miliona njerëz i ka entuziazmuar ky tregim i errët dhe i gjallë që nuk flet vetëm për një mister vrasjeje, por po ashtu një përrallë për moshën që do ua prej këmbët me thellësinë e tij.

Secrets on The Fens

Nëse i vlerësoni misteret sipas madhësisë dhe kthesave të tyre, do ta adhuroni këtë libër.

Kur trupat e një çifti të ri të vdekur zbulohen në thellësi të një pylli, të gjitha shenjat tregojnë për një vetvrasje të dyfishtë, por kur një tjetër çift zbulohet pas pak i vrarë në të njëjtat rrethana, bëhet e qartë që aty jeton një vrasës serik në arrati.

The Other Wife, Claire McGowan

Katër të rinj janë mbledhur së bashku për të krijuar një ngjarje tmerruese dhe një libër triler se jo gjithçka është ashtu si duhet dhe ndonjëherë njerëzit me pamjen më të pafajshme fshehin shumë gjëra.

29 Seconds, T.M. Logan

Një kryevepër mjeshtërore e krijuar nga autori T.M.Logan i Sunday Time, ku ky libër flet për Sarën, e cila futet në borxh me një njeri shumë të rrezikshëm pasi që ajo shpëton jetën e një gruaja të re. Edhe pse ajo nuk pret asgjë në rikthim, asaj i thuhet se mund ta jep një emër të një personi që dëshiron ta zhduk përgjithmonë. A do ta bëjë këtë ajo? A ekziston ndonjë gjë që nuk ka pasoja? Ky libër është drithërues dhe do ju bën të pyesni vetveten se çfarë do të bënit ju nëse do të ishit në këpucët e Sarës. /GazetaExpress/