10 këshilla për libra gjatë pushimeve - disa u përshtatën edhe për filma që fituan Oscar - Gazeta Express
string(86) "10-keshilla-per-libra-gjate-pushimeve-disa-u-pershtaten-edhe-per-filma-qe-fituan-oscar"

10 këshilla për libra gjatë pushimeve – disa u përshtatën edhe për filma që fituan Oscar

Arte

Gazeta Express

27/04/2021 1:47

Pas ndarjes se çmimeve Oscar, Amazon ka vendosur një listë prej top 10 librave që janë përshtatur edhe në filma e që kanë fituar apo kanë qenë të nominuara për Oscar

Ditët me diell por vijnë, të gjithë ne po planifikojmë pushime në vendet e nxehta, e ku në vend të telefonave mobil mund të lexojmë libra të bukur. Kështu, në këtë listë ju do të gjeni disa nga librat më të shitura në shekuj, disa edhe të adaptuara në film që kanë konkurruar për Oscar.

Lexo Edhe:

“Në historinë 93 vjeçar të Akademisë së Filmit, librat kanë qenë shtytësit kryesor për qindra tregime që kanë bërë të kemi filma të nominuar e që kanë fituar çmime, kështu që është me rëndësi që të lexojmë, sidomos gjatë pushimeve”, ka thënë Simon Johnson, drejtor i Amazonit për Europë, transmeton GazetaExpress.  

1: Rebecca, Daphne Du Maurier

Është njëri prej filmave më të mëdhenj të Netflixit nga viti i kaluar, por ky libër është lavdëruar nga kritikët si “trileri më i madh psikologjik i të gjitha kohërave’”.

Libri ka për tregim një zonjë shoqëruese e quajtur Rebecca e cila ngatërrohet në një romancë klasash me një të ve të pashëm, kontin e Monte Carlos.

Pasi ajo shkon për të jetuar në pallatin e tij në Cornish, ajo shpejt zbulon se jo gjithçka është ashtu si ka parashikuar ajo pasi që një mister e rrethon burrin e saj të ri me vdekjen e gruas së tij.

2: The Return of the King, JRR Tolkien

Pjesa e tretë dhe finale e trilogjisë filmike “The Lord of the Rings”, ky libër përfundon me një seri ikonike duke përzier fantazinë dhe shkencën në një triler të pabesueshëm fiksioni.

3: Romeo and Juliet, Shakespeare

Ky libër është një klasik dhe për këtë arsye nga ai kanë rrjedhur një numër librash dhe filmash që janë inspiruar për dashurinë në çift.

Nga kjo dramë janë adaptuar shumë filma për vite, me versionin e vitit 1968 që ishte nominuar në katër kategori Oscar për të fituar dy prej tyre.

4: The Godfather, Mario Puzo

The Godfather (Kumbara) është një libër ikonë që ka inspiruar krijimin e filmit më ikonik për “krimin” në të gjitha kohërat.

Pasi një mafioz plak, i cili dëshiron të ja kalojë biznesin familjar dy djemve të tij, ata përballën me baraspeshimin e shantazheve, vrasjeve dhe një familje të komplikuar që synon të mbijetojë.

5: Hamlet, William Shakespeare

Nuk është çudi pse kemi dy drama të Shakespeareit në këtë listë, derisa Hamlet dhe Romeo dhe Julieta kanë qenë dramat më të shitura për shekuj.

Hameliti është njëra prej veprave më të njohura në letërsi për të gjitha kohërat dhe ka inspiruar lexuesit për të menduar më shumë për lojalitetin, fajin dhe ambiciet në një mënyrë të re.

6: Around the World in Wighty Days, Jules Verne

Një roman avantureskt që ju duhet për pushim, ky libër tregon historinë e dy burrave që vendosin të lundrojnë rreth e rreth globit për 80 ditë, si pasojë e një basti.

Libri është adaptuar në disa filma, me versionin e vitit 1957 që kishte siguruar pesë nga shtatë nominimet për Oscar.

7: One Flew Over the Cuckoo’s Nest, Ken Kesey

Një roman klasik nga Penguin, ky libër ka për ngjarje një spital mendor që udhëhiqet nga motra medicionale, Ratched. Ajo udhëheq me grushtin e çeliktë dhe implementon një rutinë strikte që duhet të ndiqet nga pacientët.

Kur McMurphy e pabindur pranohet në spital, një betejë fillon në mes të dyjave dhe quhet “shëmbëlltyra e së mirës dhe të keqes”, thuhet në një kritikë të New York Times për librin.

8: Gone With the Wind, Margaret Mitchell

Një histori dashurie dhe humbje në një komb të ndarë gjatë Luftës Civile në Amerikë, ky libër u vlerësua “pa dyshim si njëri prej romanëve më të mira të prodhuara nga shkrimtarët amerikan. Po ashtu është më i miri”, shkruan në një kritikë tjetër për të New York Times.

9: Hillbilly Elegy, JD Vance

Një nga romanët bashkëkohore në këtë listë, Hillbilly Elegy është një roman bestseller dhe është adaptuar për filmin e nominuar për Oscar e të prodhuar nga Netflix e ku në të luajnë Amy Adams dhe Glenn Close.

Libri është një analizë e thellë dhe prekëse për të varfërit, kulturën e bardh amerikane dhe si e kanë ata të vështirë të çlirohet nga cikli i abuzimeve, alkoolit dhe varfërisë.

10: The White Tiger, Aravind Adiga

Fitues i çmimit Man Booker më 2008, ky roman ka për tregim se si një burrë, i cili është rritur si i biri i një shoferi në Indinë Veriore, përdorë mençuritë e tij që të largohet nga varfëria dhe të jetë i pasur.

Sunday Telegraph e quajti librin “Të zjarrtë, të egër dhe të shkëlqyer” derisa The Times e quajtur atë “një kryevepër”, ku gjatë leximit do të qeshni e qani, me zgjuarsinë e tij herë të thatë dhe egërsinë e pandërprerë. /GazetaExpress/