10 golat e Leo Messit në 5 ndeshjet e fundit të përmbledhura në një video - Gazeta Express
string(73) "10-golat-e-leo-messit-ne-5-ndeshjet-e-fundit-te-permbledhura-ne-nje-video"

Futboll

Gazeta Express

14/07/2025 14:57

10 golat e Leo Messit në 5 ndeshjet e fundit të përmbledhura në një video

Futboll

Gazeta Express

14/07/2025 14:57

Lionel Messi është në formë kulmore në ndeshjet e fundit.

Ylli argjentinas nuk po ndalet së shënuari me ekipin e tij, Inter Miami në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tetë herë fituesi i Topit të Artë u bë së fundmi futbollisti i parë në ligën MLS që e shënon më shumë se një gol në pesë ndeshje radhazi.

View this post on Instagram

A post shared by Bleacher Report Football (@brfootball)

Më saktësisht, ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Paris Saint-Germainit i ka realizuar nga dy gola në pesë ndeshjet e fundit në kampionatin amerikan.

Ai është në një formë të hatashme dhe po tregohet i pandalshëm për ekipet kundërshtare.

Më poshtë, përmes një videoje përmbledhëse mund t’i shihni 10 golat e Messit, i cili duket se s’e ka ndërmend të ndalet… /Gazeta Express