10 artistët shqiptarë më të ndjekur në rrjete sociale - Gazeta Express
string(53) "10-artistet-shqiptare-me-te-ndjekur-ne-rrjete-sociale"

10 artistët shqiptarë më të ndjekur në rrjete sociale

Rozë

Gazeta Express

11/06/2021 14:37

Artistët shqiptarë janë mjaftë të ndjekur në rrjetet sociale, ‘Express Rozë’ ka nxjerr nga rrjeti social “Instagram”, 10-të artistët më të ndjekur. Kësaj liste i prinë këngëtarja, Enca Haxhia, me mbi 2.3 milionë ndjekës.

Këngëtarja, Enca Haxhia, është mjaftë aktive në rrjete sociale, duke publikuar vazhdimisht fotografi nga përditshmëria e saj. Madje, ajo shpeshherë provokon me fotografi, e në rrjetin social “Instagram”, ajo numëron mbi 2.3 milionë ndjekës dhe kështu është artistja më e ndjekur në këtë rrjet social.

Lexo Edhe:

Profili i Encës në “Instagram”

Pas, Encës, këngëtarja Dhurata Dora është artistja e dytë më e ndjekur në këtë rrjet social, e që vazhdimisht publikon fotografi e video nga pushimet dhe aktivitetet ditore që bën. Ajo numëron mbi 2.2 milionë ndjekës në “Instagram”.

Profili i Dhurata Dorës në “Instagram”

Këngëtarja, Luana Vjollca, njëherësh edhe moderatore është artistja e tretë më e ndjekur në këtë rrjet social, e që vazhdimisht publikon fotografi duke i mbajtur aktiv ndjekësit. Luana ka mbi 2 milion ndjekës në rrjetin social “Instagram”.

Profili i Luana Vjollcës në “Instagram”

Kësaj liste të artistëve më të ndjekur, i bashkohet edhe këngëtarja Kida, e cila kohëve të fundit është mjaft aktive në projekte muzikore dhe në rrjete sociale. Së fundmi, ajo është duke i shijuar pushimet dhe vazhdimisht publikon fotografi që t’i mban ndjekësit aktiv. Kida numëron mbi 1.8 milion ndjekës në “Instagram”.

Profili i Kidës në “Instagram”

Në listën e 10-të artistëve më të ndjekur, është edhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj, e cila poston fotografi e video nga jeta e saj e përditshme. Artistja numëron mbi 1.7 milionë ndjekës në këtë rrjet social.

Profili i Xhensila Myrtezaj në “Instagram”

Nga artistët shqiptar më i ndjekuri në rrjetin social “Instagram”, është reperi Noizy, i cili numëron mbi 1.7 milionë ndjekës dhe po ashtu është mjaft aktiv si në publikimin e këngëve dhe fotografive e video të përditshme.

Profili i Noizyt në “Instagram”

Pas, Noizy-të, reperi kosovar, Ledri Vula, është artisti i shtatë më i ndjekur në rrjetin social “Instagram”, i cili numëron mbi 1.6 milionë ndjekës dhe është mjaftë aktivë në këtë rrjet social dhe në publikimin e këngëve.

Profili i Ledri Vulës në “Instagram”

Këngëtarja, Doruntina Shala e njohur si ‘Tayna’, pas tri vitesh në skenën muzikore ka arritur që për këtë kohë të jetë mjaftë e ndjekur në rrjetin social “Instagram” e që së bashku me Dafina Zeqirin numërojnë mbi  1 milionë e 600 mijë ndjekës.

Profili i Taynës në “Instagram”
Profili i Dafina Zeqirit në “Instagram”

Listën e 10-të artistëve më të ndjekur në rrjetin social “Instagram”, e mbyll këngëtarja, Elvana Gjata, e cila në këtë rrjet social, numëron mbi 1 milionë e gjysmë ndjekësish, e që kohë pas kohë publikon albume duke i mbajtur aktiv ndjekësit.

Profili i Elvana Gjatës në “Instagram”

Në këtë listë nuk janë të përfshira artistet shqiptare të cilat nuk këndojnë në gjuhën shqipe si, Dua Lipa e cila numëron mbi 67 milionë ndjekës, Rita Ora mbi 16 milionë ndjekës, Bebe Rexha mbi 10-të milion ndjekëse Loredana Zefi mbi 3 milionë ndjekës.

Po ashtu, në këtë listë mungojnë artistët të cilët në platformën “Youtube” numërojnë mbi dhjetëra miliona klikime si, Era Istrefi, Capital T, Adrian Bujupi, Genta Ismajli, Butrint Imeri, Majk e të tjerë./Express/