1 Vit Shije, 1 Vit Dashni – Vapiano & Japanos festojnë 1-vjetorin në Prishtinë! - Gazeta Express
string(73) "1-vit-shije-1-vit-dashni-vapiano-japanos-festojne-1-vjetorin-ne-prishtine"

Foleja.com

Foleja.com

27/06/2025 13:50

1 Vit Shije, 1 Vit Dashni – Vapiano & Japanos festojnë 1-vjetorin në Prishtinë!

Foleja.com

Foleja.com

27/06/2025 13:50

Një vit më parë, në zemër të Prishtinës u hapën dy nga destinacionet më të dashura për adhuruesit e kuzhinës moderne: Vapiano dhe Japanos. Me një koncept unik dhe shije të paharrueshme, këto dy restorante janë shndërruar në pika referimi për të gjithë ata që kërkojnë një përvojë ndryshe – qoftë me shijet autentike të Italisë apo artin elegant të kuzhinës japoneze.

Nga pasta e freskëta dhe picat e përgatitur me tek çdo copë sushi që flet për artin dhe përkushtimin në kuzhinë, Vapiano dhe Japanos kanë sjellë në qytet një përzierje të shijeve botërore, të përgatitura me kujdes të veçantë për çdo detaj.
Me ambient modern, atmosferë të ngrohtë dhe mikpritje që të bën të ndihesh si në shtëpi, Vapiano dhe Japanos kanë krijuar përvoja që nuk harrohen lehtë.

Për të festuar këtë përvjetor të parë, më 29 qershor (e diel, ora 13:00) organizohet një Brunch Party, me beats & vibes nga RAESA, ushqim dhe pije me surpriza speciale, dhe një atmosferë që përçon gjithë dashninë që është ndërtuar gjatë këtij viti.

Jeni të ftuar të gjithë për të festuar bashkë këtë 1-vjetor plot dashni.