1 muaj larg zgjedhjeve të pjesshme, PS padit KQZ-në për afatet, fletët dhe pajisjet elektronike - Gazeta Express
string(93) "1-muaj-larg-zgjedhjeve-te-pjesshme-ps-padit-kqz-ne-per-afatet-fletet-dhe-pajisjet-elektronike"

Shqiperi

Gazeta Express

09/10/2025 12:38

1 muaj larg zgjedhjeve të pjesshme, PS padit KQZ-në për afatet, fletët dhe pajisjet elektronike

Shqiperi

Gazeta Express

09/10/2025 12:38

Partia Socialiste ka depozituarr sot, 9 tetor, një padi zyrtare ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe Komisionit Rregullator pranë tij, në Gjykatën Administrative të Apelit.

Objekti i padisë lidhet me mosmarrjen e vendimeve nga Komisioni Rregullator për disa çështje kyçe në prag të zgjedhjeve të pjesshme për kryetarë bashkie, që do të zhvillohen më 9 nëntor 2025 në Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë. Konkretisht, padia kërkon shqyrtimin për:Miratimin e afateve procedurale të zgjedhjeve;Miratimin e karakteristikave teknike të fletës së votimit;Përdorimin e pajisjes elektronike për identifikimin e votuesve;Përdorimin e kamerave dhe monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në vendet e numërimit.