1.5, mesatarja e vdekjeve të aksidenteve në autostradën me gropa ku vdiq Jota dhe vëllai i tij - Gazeta Express
string(93) "1-5-mesatarja-e-vdekjeve-te-aksidenteve-ne-autostraden-me-gropa-ku-vdiq-jota-dhe-vellai-i-tij"

Sport

Gazeta Express

07/07/2025 18:20

1.5, mesatarja e vdekjeve të aksidenteve në autostradën me gropa ku vdiq Jota dhe vëllai i tij

Sport

Gazeta Express

07/07/2025 18:20

Aksidenti fatal në autostradën A-52 në Spanjë, ku humbën jetën dy futbollistët e njohur, vëllezërit Diogo Jota dhe Andre Silva, ka ngritur një sërë pikëpyetjesh ndërsa hetimet ende janë në vazhdim.

Policia spanjolle nuk ka dalë me përfundime zyrtare dhe pritet një raport i plotë pas analizës së plotë të të gjitha rrethanave të ngjarjes.

Ende nuk është konfirmuar se kush ishte në timonin e veturës luksoze Lamborghini, e cila ishte marrë me qira në emër të Diogo Jotës. Po ashtu, nuk është bërë e ditur shpejtësia me të cilën po udhëtonte makina në momentin tragjik. Deri më tani, i vetmi detaj i sigurt është se ka pasur shpërthim të një gome, çka mund të ketë qenë shkak i humbjes së kontrollit.

Autostrada A-52, ku ndodhi aksidenti, është përshkruar nga burime lokale si një segment i rrezikshëm, i njohur për: gropa të shumta dhe infrastrukturë të dëmtuar, kthesa të shpeshta e të mprehta, punime të vazhdueshme në rrugë, si dhe dalje të shpeshta të kafshëve të egra, shkruajnë mediat e njohura angleze, transmeton “Gazeta Express”.

Shpejtësia maksimale e lejuar në këtë rrugë është 120 km/h, megjithatë kushtet e natës dhe dukshmëria e dobët, e përkeqësuar nga mjegulla në zonat malore dhe pyjore, e bëjnë edhe më të vështirë qarkullimin e sigurt.

Statistikat e vitit 2023 tregojnë për një histori të zezë të kësaj autostrade: 19 aksidente, me një mesatare prej 1.5 viktimash për incident, duke e renditur ndër më të rrezikshmet në vend.

Familjarët dhe opinioni publik mbeten në pritje të raportit përfundimtar, i cili pritet të hedhë më shumë dritë mbi këtë tragjedi që ka tronditur botën e futbollit./GazetaExpress/