string(195) "%f0%9d%90%92%f0%9d%90%a1%f0%9d%90%a2%f0%9d%90%a4%f0%9d%90%a8%f0%9d%90%a7%f0%9d%90%9e-%f0%9d%90%a4%f0%9d%90%ae%f0%9d%90%ac%f0%9d%90%a1-%f0%9d%90%a4%f0%9d%90%9a-%f0%9d%90%9a%f0%9d%90%ab%f0%9d%90%9d"

Futboll

Gazeta Express

05/06/2025 21:52

𝐒𝐡𝐢𝐤𝐨𝐧𝐞 𝐤𝐮𝐬𝐡 𝐤𝐚 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈

Futboll

Gazeta Express

05/06/2025 21:52

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka dalë me një njoftim në rrjetet sociale ku ka treguar se në Kosovë për vizitë është duke qëndruar ish trajneri më i suksesshëm deri tani i Kosovës, Bernarad Challandes

Në një fotografi që ai ka postuar në rrjetet sociale shihet Challandes bashkë me trajnerin aktual të Kosovës Franco Foda dhe yllin e Kombëtares kosovare – Edon Zhegrova.

Kosova gjatë qershorit pritet t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore.

Njoftimi i Agim Ademit👇

Me ftesën time, në Kosovë është rikthyer miku ynë i veçantë, Bernard Challandes.

Ish-trajneri i Kosovës dhe më herët edhe i Armenisë, Bernard Challandes, do të jetë i pranishëm në ndeshjen miqësore mes dy kombëtareve që ai dikur i ka drejtuar me pasion dhe përkushtim.

Kjo sfidë është më shumë sesa një ndeshje futbolli për të, është një rikthim emocional, një përballje me kujtimet dhe emocionet që e kanë shoqëruar në dy kapituj të rëndësishëm të karrierës së tij si trajner.

Jam i lumtur që Bernardi tani gëzon shëndet të mirë dhe pati mundësinë të vijë dhe do ta ndjekë këtë ndeshje nga afër, teksa sonte takoi edhe përzgjedhësin aktual të Kosovës, Franco Foda, si dhe futbollistët tanë me të cilët e lidhë një miqësi dhe respekt i ndërsjellë. /GazetaExpress/

aaaaa