​Sulmi me armë në Jarinë, ndërpritet përkohësisht qarkullimi Kosovë-Serbi - Gazeta Express
string(80) "%e2%80%8bsulmi-me-arme-ne-jarine-nderpritet-perkohesisht-qarkullimi-kosove-serbi"

Lajme

Gazeta Express

17/10/2021 22:37

​Sulmi me armë në Jarinë, ndërpritet përkohësisht qarkullimi Kosovë-Serbi

Lajme

Gazeta Express

17/10/2021 22:37

Sulmi me armë në Jarinjë, policia nis hetimet, ndërpritet përkohësisht qarkullimi Kosovë-Serbi

Objekti i zyrtarëve policorë dhe doganierëve është goditur me plumb sonte rreth orës 19:00 në Jarinjë.

Për fat të mirë, përveç dëmeve në objekt nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa nuk dihet autori dhe motivi i këtij sulmi.

KP në Jarinë bën të ditur se policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet, ndërsa komunikacioni është ndërprerë në drejtimin Kosovë-Serbi dhe anasjelltas, derisa policia të përfundojë punën.

I kontaktuar më herët rreth këtij rasti, zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, ka thënë se nuk ka një informacion të tillë dhe sapo të marrë ndonjë raport zyrtar, do të përgjigjet.

Advertisement
Advertisement
Advertisement