​Siri: Autobusët bien në mina, 18 të vdekur - Gazeta Express
string(49) "%e2%80%8bsiri-autobuset-bien-ne-mina-18-te-vdekur"

​Siri: Autobusët bien në mina, 18 të vdekur

Lajme

Gazeta Express

07/03/2021 18:11

Të paktën 18 civilë u vranë kur dy autobusë ranë në mina afër qytetit të Salamis në provincën siriane Hama, raporton televizioni El Ihbariya.

Sipas agjencisë ruse TASS, disa persona u plagosën rëndë në aksident.

Lexo Edhe:

Sipas informacionit paraprak, minat ishin vendosur nga anëtarët e të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Më 24 shkurt, ushtria siriane zmbrapsi sulmin e Shtetit Islamik në shkretëtirën siriane dhe me atë rast, nëntë ushtarë u vranë.