​Paraqiten grafite në Prishtinë ndaj gjyqtarit dhe prokurorit në rastin e Pantiqit - Gazeta Express
string(90) "%e2%80%8bparaqiten-grafite-ne-prishtine-ndaj-gjyqtarit-dhe-prokurorit-ne-rastin-e-pantiqit"

Gazeta Express

28/12/2022 19:01

​Paraqiten grafite në Prishtinë ndaj gjyqtarit dhe prokurorit në rastin e Pantiqit

Gazeta Express

28/12/2022 19:01

Në objektin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë janë shkruar grafite kundër gjyqtarit Mentor Bajraktari dhe prokurorit Afrim Shefkiu, të cilët morën vendimin në rastin e ish-policit serb, Dejan Pantiq.

Gjyqtari pas propozimit të prokurorit ka marrë vendim që ish-policit që dyshohet për sulm në zyrat e KKZ-së që masa e paraburgimit t’i zëvendësohet me arrest-shtëpiak.

Në lidhje me këtë çështje, gjatë ditës ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka shprehur habinë ndaj këtij vendimi. Ndërkaq, një vendim të tillë e kanë mirëpritur nga Bashkimi Evropian.

Pas vendimit për arrest shtëpiak, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se është mirë të largohen barrikadat. /kp