​​Turqia vazhdon të goditet nga tërmetet - Gazeta Express
string(56) "%e2%80%8b%e2%80%8bturqia-vazhdon-te-goditet-nga-termetet"

​​Turqia vazhdon të goditet nga tërmetet

Gazeta Express

25/01/2020 23:12

Pas tërmetit shkatërrues që e ka goditur mbrëmjen e djeshme Turqinë, ky vend po vazhdon të goditet nga pas tërmetet.

Tërmeti më i fuqishëm ishte në mbrëmjen e sotme, fuqia e të cilit ishte 5.1 shkallë të Rihterit. Epiqendra e tërmetit ishte katër kilometra nga Donagyol dhe 40 kilometra nga zona Elazig, qytet ku ishte e përqendruar dje fuqia e tërmetit shkatërrues, fuqia e të cilit ishte 6.6 shkallë të Rihterit.

Lexo Edhe:

Nga tërmeti i djeshëm deri më tani është konfirmuar vdekja e 29 qytetarëve, ndërsa 1400 janë lënduar.