​Para 13 vitesh, Ahtisaari dorëzoi raportin për pavarësinë e Kosovës - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

26/03/2020 7:36

​Para 13 vitesh, Ahtisaari dorëzoi raportin për pavarësinë e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

26/03/2020 7:36

Sot bëhen 13 vjet që kur ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari dërgoi raportin përfundimtar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në të cilin thoshte se Kosova duhej të bëhet e pavarur.

Derisa SHBA-të përkrahnin planin e Ahtisaarit dhe mendonin se Kosova duhet të bëhet e pavarur, serbët vazhduan ta kundërshtojnë planin.

Rusia bëri deklarata që mund të interpretohen si kundër pavarësisë, por nuk përmendi përdorimin e vetos, transmeton KosovaPress.

Tri ditë më vonë, më 29 mars 2007, Parlamenti Evropian miraton një rezolutë me 490 vota pro, 80 kundër dhe 87 abstenime, ku shprehej përkrahja për pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovën.