​Papa Françesku: Homoseksualiteti nuk është krim - Gazeta Express
string(55) "%e2%80%8bpapa-francesku-homoseksualiteti-nuk-eshte-krim"

​Papa Françesku: Homoseksualiteti nuk është krim

Shqiperi

Gazeta Express

25/01/2023 21:06

Papa Françesku ka deklaruar se homoseksualiteti nuk është krim ndërsa kritikoi ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin dhe i quajti “të padrejta”.

Ai u shpreh se “Zoti i do të gjithë fëmijët e tij ashtu siç janë”. Ndërsa u bëri thirrje peshkopëve katolikë që i mbështesin ligjet, t’i mirëpresin njerëzit LGBTQ në kishë.

Lexo Edhe:

“Të jesh homoseksual nuk është krim”, tha Papa Françesku gjatë një interviste të martën për Associated Press.

Papa pranoi se peshkopët katolikë në disa pjesë të botës mbështesin ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin ose diskriminojnë komunitetin LGBTQ. Papa Françesku ia atribuoi qëndrimet e tilla prejardhjes kulturore dhe tha se peshkopët, në veçanti, duhet t’i nënshtrohen një procesi ndryshimi për të njohur dhe mbështetur dinjitetin e gjithsecilit.

“Këta peshkopë duhet të kenë një proces konvertimi”, tha ai, duke shtuar se ata duhet të aplikojnë “butësi, ju lutem, siç ka Zoti për secilin prej nesh”.

/Gazeta Express