​Macron: Nuk duhet t'i nënshtrohet antisemitizmit - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

27/01/2020 18:29

​Macron: Nuk duhet t’i nënshtrohet antisemitizmit

Lajme

Gazeta Express

27/01/2020 18:29

Presidenti i Francës Emmanuel Macron tha sot se ai nuk duhet lëshuar pe para “kthimit të padurueshëm të antisemitizmit” duke nderuar hebrenjtë e deportuar nga Franca në kampin e vdekjes Auschwitz, i cili u çlirua 75 vjet më parë.

“Ne do të luftojmë kundër antisemitizmit, racizmit në të gjitha format e tij dhe urrejtjen që shfaqen nën dritën e ditës dhe fshihen në hije dhe anonimitet”, tha Macron në një tubim në Qendrën Memoriale Chaux në Paris.

Macron theksoi rëndësinë e ushqimit të kujtesës dhe edukimit, transmeton KosovaPress.

Presidenti i Qendrës Memoriale Eric de Rotchild paralajmëroi se ajo që ndodhi 75 vjet më parë mund të përsëritet, pasi “shpirtrat e këqij nuk janë fatkeqësisht larg” dhe “antisemitizmi po vazhdon të përhapet”.

Para fjalës, Macron hapi Murin e Rindërtuar të Emrave, i cili rendit emrat e të gjithë atyre që ishin deportuar nga Franca nga marsi 1942 deri në verën e 1944. Rreth 76,000 hebrenj u internuan nga Franca.

Muri u ngrit në vitin 2005 dhe u inaugurua nga ish-presidenti Jacques Schirac. Muri përbëhet nga 222 pllaka guri. Monumenti është restauruar për të korrigjuar dhe shtuar disa emra.

Kryeministri francez Edouard Philippe merr pjesë në një memorial sot në kampin Auschwitz-Birkenau, ku u vranë 1.1 milion njerëz.